Basketboll

Prishtina sonte luan kundër AEL-it në Qipro

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra jonë kosovare Sigal Prishtina sonte e luan ndeshjen e rradhës në Ligën Ballkanike.

Prishtinasit kanë udhëtuar drejt Qipros ku ndeshen me ekipin nga Limassoli, AEL.

Në ndeshjen e parë e zhvilluar në kryeqytetin kosovar kishte fituar Prishtina 86-71.

Ndeshja fillon nga ora 18:00 dhe transmetohet direkt në YouTube.

Prishtina këtë javë ka kalendar shumë të ngjeshur, pasi të shtunën zhvilloi derbin ndaj Pejës, sot luan ndaj AEL-it, pastaj të enjtën e nis ”Final Eight”-in e Ligës Unike, ku luan me ekipin lider në Superligën e Shqipërisë, Besëlidhjen dhe nëse kalon tutje, luan menjëherë të premtën e pastaj të dielën mund të luajë edhe në finale.

 

 

Komentet janë të mbyllura.