Basketboll

Sonte rikthehet në ASIST Blerim Vuniqi, me të cilin diskutohen shumë gjëra e gjatë

Adhurues të basketbollit ASISTI 574 vjen me double aksionin e elitës së basketbollit kosovar dhe Superligës e cila zhvilloi dy xhiro gjatë 7 ditëve, ndeshjet e xhiros 26 dhe 27.

Megjithatë, temë kryesore sonte është Final 8 i Ligës Unike, ligës e cila bashkon sportin mbarëkombëtar shqiptar dhe e cila këtë javë nga 27 deri më 31 Mars do të organizohet në Vlorë, vendin historik të pavarësisë së kombit dhe shtetit tonë amë.

Këto tema interesante dhe speciale sjellin edhe mysafirin special sot: Blerim Vuniqin, anëtarin e Bordit Drejtues të Ligës Unike.

  • Çka mendon për rezultatet e xhirove 26 e 27?
  • Si e sheh formën aktuale të skuadrave?
  • – Kush është favorit në Final 8 të Ligës Unike dhe mund ta fitoj trofeun sipas Blerimit

Këto dhe shumë më shumë në intervistën me Blerim Vuniqin…

Java që shkoi solli derbin dramatik të basketbollit kosovar midis Bashkimit dhe Sigal Prishtinës të cilin e fituan prizrenasit , në mesjavë.

Ndërkohë në vikend, Prishtina u këndell duke mposhtur Pejën në Karagaq dhe duke ia vështirësuar shumë punët kampiones aktuale e cila po rrezikon të humbas kualifikimin direkt në gjysmëfinale nga pozita e dytë, sepse atë po e ndjek Golden Eagle Ylli që ka hyrë në super-formë pas ardhjes së trajnerit të ri, Mijoviq.

Aksioni i dyfishtë këtë javë sjell edhe double raporte e analiza dhe natyrisht dy shpallje të pesësheve dhe MVP-ive të xhiros.

Natyrisht edhe sonte ASISTI sjell lajmet e basketbollit femëror me Ligën Unike dhe Superligën e Femrave, dhe si çdo të hënë blloku shumë i dashur e special Shqiptarët në Botë, së bashku me lajmet më interesante të javës NBA në ASIST.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 574 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.