Basketboll

Tirana dhe Ylli sfidohen në çerekfinalen e dytë të Ligës Unike sonte

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte luhet edhe një çerekfinale tjetër e vlefshme për Ligën Unike të meshkujve.

Në këtë sfidë do të ndeshen Tirana nga Shqipëria dhe Ylli nga Kosova, kurse fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Peja-Teuta.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Sport1.

 

Komentet janë të mbyllura.