Basketboll

Sot përballja e parë mes pejanëve dhe durrsakëve

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot vazhdon me ndeshje faza çerekfinale e Ligës Unike te meshkujt.

Përballja e parë zhvillohet mes Pejës dhe Teutës së Durrësit, në një ndeshje e cila mund të jetë interesante për faktin se te verdhezinjët nga Kosova ka lëndime si rasti i Kwame Vaughn e Lis Shoshit.

Në Kosovë Peja pozicionohet aktualisht e dyta në tabelë, sikurse Teuta në Shqipëri.

Ndeshja fillon nga ora 16:00 dhe transmetohet direkt në KSport.

 

Komentet janë të mbyllura.