Basketboll

Telashe te Prishtina e Peja, njoftojnë për lëndime të reja

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy skuadrat më të trofeshme kosovare Prishtina e Peja, po ballafohen me shumë lëndime në fazën më të rëndësishme të stinorit.

Kampionia aktuale, Peja sivjet u ballafaqua me mungesën e lëndimit të Lis Shoshit nga fillimi i stinorit, derisa në vazhdimësi ka pasur lëndime të shumta të panumërta e rasti i fundit është ai i lojtarit Kwam Vaughn, i cili nuk pritet të jetë sot me ekipin kundër Teutës në çerekfinalen e Ligës Unike.

Megjithatë te Peja sot ndaj Teutës pritet të jenë të gatshëm të gjithë basketbollistët e tjerë, përfshirë edhe Lis Shoshin i cili sipas faqes zyrtare të klubit, tashmë është rikthyer dhe mbetet të shihet se a do të paraqitet.

Në anën tjetër në javët e fundit me lëndime po ballafaqohet edhe Prishtina, që sonte ndaj Besëlidhjes në çerekfinale të Ligës Unike nuk do ta ketë përkrahjen e Dardan Berishës i lënduar prej javësh dhe i cili mund të rikthehet brenda 10 ditësh e i lënduari i fundit është Derrick Wilson i cili sipas njoftimit të klubit do të mungojë rreth 2-3 javë. Te Prishtina sonte nga lëndimi pritet të kthehet Muhamedali Janjeva.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.