Basketboll

Trepça dominon në duelet direkte ndaj Yllit sivjet

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy skuadra kosovare, Trepça dhe Ylli takhen sonte në kuadër të finales së Ligës Unike në qytetin e Vlorës në Shqipëri.

Realisht këto dy klube janë edhe skuadrat me formën më të lartë në basketbollin kosovar aktualisht, Ylli me 8 fitore rradhazi e humbjen e fundit therandasve ua ka shkaktuar pikërisht Trepça me 9 shkurt të këtij viti, njësoj sikurse edhe Trepçës që aktualisht s’di për humbje me 25 fitore rresht në të gjitha garat, humbjen e fundit ia ka shkaktuar pikërisht Ylli në ”Minatori” me 5 nëntor të vitit të kaluar pas vazhdimeve 68-71, transmeton AsistiOnline.com

Në duelet direkte mes këtyre dy ekipeve sivjet, dominon ekipi mitrovias me 3 fitore, karshi 1 fitore tjetër të Yllit që e kishte arritur në fillim të stinorit.

Trepça dhe Ylli përveç sonte, do të takohen edhe gjatë mesjavës që vjen në kuadër të Superligës së Kosovës në xhiron e fundit.

Finalja e sontme nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport1.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.