Basketboll

ASISTI 575 me mysafirë nga Mitrovica e Theranda

Adhurues të basketbollit sonte në ASISTIN 575 temë kryesore është festa e basketbollit dhe garave të Final 8 Ligës Unike për Meshkuj e cila bashkoi sportin mbarëkombëtar shqiptar në Vlorë, qytetin më domethënës për kombin tonë ku me 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë kurse të dielën mbrëma u shpall kampioni i sivjetmë i kësaj gare.

Për 5 ditë rresht Vlora i bëri konak këtij spektakli  i cili kulmoi të dielën me finalen midis Golden Eagle Yllit dhe Trepçës e cila doli të jetë një finale dramatike .

Nga e mërkura deri të dielën gjitha rrugët e basketbollit mbarëkombëtar shqiptar quan drejt Pallatit të Sportit Flamurtari ku jetuam dhe frymuam me garat e Final 8 të Ligës Unike në Konkurrencën e meshkujve kurse gjithë atë që ndodhi do ta diskutjomë me mysafirët tanë simpatik që i japin hijeshi basketbollit kosovar: Merakli t’Basketit .

Besim Xhemajli , administratori i kësaj faqe në Facebook dhe ish komentatori i NBA në Artmotion së bashku me debutuesin në ASIST Vihard Kolollin, Merakli i Basketit nga Suhareka.

ASISTI 575 sjell komplet përmbledhjen dhe analizën e dueleve çerekfinale:

Trepça – Kamza, Tirana – Ylli, Peja – Teuta e Besëlidhja – Prishtina, pastaj gjysmëfinaleve Trepça – Prishtina dhe Peja – Ylli dhe finales dramatike Ylli – Trepça

 Plus Liga Unike e Femrave dhe Final Four i Ligës Unike të Femrave, natyrisht me blloqet e pandashme Shqiptarët në Botë e NBA dhe ajka në fund: Top Aksionet e Javës.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 575 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova

Komentet janë të mbyllura.