Basketboll

Ylli dhe Trepça e mbyllin sonte stinorin e rregullt të basketbollit kosovar

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte mbyllet stinori i rregullt në elitën e basketbollit kosovar.

Dy ekipet më në formë të momentit, Ylli dhe Trepça, luajnë mes vete në Therandë përa ta mbyllur me fitore.

Këto dy skuadra u ndeshen edhe në finale të Ligës Unike të Meshkujve, e që përfundoi me fitoren e mitrovicasve. ‘Xehetarët’ kanë siguruar vendin e parë me 25 fitore e dy humbje, derisa therandasit numërojnë 18 fitore e nëntë humbje.

Ndeshja fillon nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në KSport4

Komentet janë të mbyllura.