Basketboll

ASISTI 576 e rikthen Kupën te vendi i Kupave dhe dy mysafirë fantastik

Adhurues të basketbollit sipas zakonit Kupat vijnë te vendi i Kupave.

Sonte në ASISTIN 576 temë kryesore janë fitueset e Ligës Unike 2024dhe gjithë ajo që ndodhi gjatë javës së kaluar në Final Fourin e kësaj gare në Prishtinë

Gjysmëfinalet sollën përballjet Bashkimi – Tirana dhe Prishtina – Penza kurse në finale u takuan rivalet e përhershme, Bashkimi e Prishtina me vendaset që triumfuan duke e fituar kështu për herë të dytë trofeun.

Sonte mysafirë special janë trajneri i ri 28 vjeç Lorik Kllokoqi dhe talentja 15 vjeçare Malvina Haziri

– Si e fituan duelin me prizrenaset e favorizuara?

– Çka thotë për debutimin e tij si kryetrajner Loriku?

– Si e cilëson edicionin e saj Malvina dhe a do të vazhdon karrierën jashtë Kosovës?

– Në Superligë megjithatë Bashkimi udhëheq 2:0 dhe është një hap larg mbrojtjes së titullit. Çka thonë Loriku e Malvina?

Këto dhe shumë më shumë në intervistën ekskluzive me fituesit e Ligës Unike KBF Prishtina

Natyrisht , ASISTI 576 sonte super i pasur me xhiron 28 të fundit të Prince Cafe Superligës , Pesëshja dhe MVP i Javës, ndeshjet e para çerekfinale të Play Offit që tashmë ka filluar: Golden Eagle Ylli – Bashkimi dhe Sigal Prishtina – Vëllaznimi.

Sonte vjen edhe Delasport Balkan League dhe dueli fantastik Prishtina – Peja; Shqiptarët në Botë dhe NBA

Natyrisht, krejt në fund të ASISTIT 576 vjen ajka, Top Aksionet e Javës.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 576 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.