Basketboll

Adrienne Godbold përzgjedhet MVP e finales për titull

Prishtinë(AsistiOnline) – Adrienne Godbold është përzgjedhur MVP  e finales për titull kampioni të Kosovës te femrat.

Lojtarja amerikane e Bashkimit e ka fituar këtë çmim pas një paraqitje bravoroze sot ndaj Prishtinës duke realizuar double-double prej plot 26 pikë, 11 kërcime dhe 4 topa të vjedhur e 1 asist.

Godbold sezonin e kaluar ishte pjesë e Prishtinës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.