Basketboll

Grapeland Rahoveci arrin Ligën e parë, triumfon ndaj Dritës në play out!

Prishtinë(AsistiOnline) – Grapeland Rahoveci e ka arritur qëllimin e sivjetm dhe është inkuadruar në Ligën e parë te meshkujt.

Klubi ‘vreshtar’ ka triumfuar ndaj Dritës në sfidën e play out-it, duke siguruar një sukses të madh vetëm një vit pas themelimit si klub.

Derisa vazhdon zhgënjimi për basketbollin gjilanas me klubin që dikur ishte një rival i madh në basketbollin kosovar, sot bie secilën herë poshtë e më poshtë, gjithnjë nëse kësaj rradhe nuk zgjerohet Liga e parë, ashtu siç përflitet tash.

Grapeland Rahoveci ka paralajmëruar një edicion të nxehtë në Ligën e parë të stinorit që vjen, duke ju premtuar tifozëve se do të tentojë me çdo kusht inkuadrimin në Superligë për sezonin 2025/26.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.