Basketboll

Efesi bën kërdi ndaj Zvezdës ia shkakton humbjen më të thellë në histori të Euroligës

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy herë kampioni i Evropës, Anadolu Efes ka arritur të sigurojë fazën ”play in” të Euroligës e cila do ti sigurojë tutje kërkomin e ”play off”-it dhe pse jo edhe ”final four”-it.

Gjiganti turk i basketbollit e ka deklasuar sonte në ”Sinan Erdem Dome” ekipin serb të Crvena Zvezdës duke e mposhtur me plot 45 pikë dallim 100-55 dhe duke arritur njërën prej fitoreve më të thella në gjithë historinë e tyre në këtë garë.

Shqiptari Ergjan Osmani ka qenë një prej më të dalluarve te Efesi sonte me 12 pikë, 7 kërcime, 2 asiste për 22 minuta lojë, ai bëri edhe një ngulitje të njohur si ‘poster’ ndaj Joel Bolomby të Zvezdës duke e përplasur topin me dy duar mbi kokën e lojtarit në fjalë.

Zvezda sonte pësoi humbjen më të thellë në histori të saj në Euroligës.

Me këtë fitore, Efesi ka siguruar play in-in, por ende nuk dihet se me kë do të ndeshet aty pasi nesër zhvillohet dueli direkt mes Virtus Bolonjës dhe Baskonias të cilat kanë sikurse Efesi nga 17 fitore.

Play off-in në fazën direkte e kanë siguruar, Real Madridi, Panathinaikosi, Barcelona, Fenerbahçe, Monaco dhe Olimpiakosi, derisa Maccabi Tel Avivi, Virtus Bolonja, Baskonia dhe Efesi pritet të luajnë mes vete në play in.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.