Basketboll

Çairi shqiptar mbyll një edicion të suksesshëm në elitën maqedonase të basketbollit

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi shqiptar i basketbollit Çair 2030 që po bën gara prej vitesh në elitën e basketbollit maqedonas, e ka mbyllur një edicion mjaft të suksesshëm sezonal.

Klubi shqiptar nga Komuna e Çairit është eliminuar në fazën çerekfinale të play off-it, pas 4 ndeshjeve të zhvilluara me fitore shumë të ngushta për ekipin e TFT-së, derisa seria përfundimtare ishte 3-1.

Përkundër eliminimit, Çairi sivjet kishte një edicion fantastik në stinorin e rregullt duke e mbyllur në pozitën e katërt me 15 fitore e 7 humbje, çka natyrisht është sukses i madh për një ekip që në Maqedoni trajtohet në baza nacionale dhe raciste dhe kjo është dëshmuar në disa prej ndeshjeve ku skuadra shqiptare nuk është trajtuar e barabartë me kundërshtarët, por që ka dalë faqebardhë.

Përkundër vështirësive që kanë, drejtuesit e klubit kanë premtuar se edhe vitin e ardhshëm do të shohim një Çair të fortë në basketbollin maqedonas.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.