Basketboll

Nesër dhe pasnesër ndeshjet e para gjysmëfinale të play off-it

Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjen mes Prishtinës dhe Vëllaznimit mbrëmë është mbyllur faza çerekfinale e play off-it të Superligës së Kosovës te meshkujt.

Ekipi prishtinas arriti të fitojë ndeshjen vendimtare dhe të kalojë në gjysmëfinale ku e pret liderja e stinorit të rregullt, Trepça.

Në gjysmëfinalen tjetër do të takohen, vendi i dytë i stinorit të rregullt Peja me vendin e tretë, Yllin e Therandës.

Orari i këtyre ndeshjeve tashmë është caktuar:

E shtunë:

Peja – Ylli, ora 17:15.

E dielë:

Trepça – Prishtina, ora 19:00.

Skuadra që arrin tri fitore nga seria gjysmëfinale, plasohet në finalen e madhe e cila poashtu është me tri fitore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.