Basketboll

Kampionia aktuale e pret ish kampionin, sot nis seria e parë gjysmëfinale

Prishtinë(AsistiOnline) –  Sot nis seria gjysmëfinale e play off-it mes Pejës dhe Yllit.

Dy skuadrat verdhezi takohen në ”Karagaç” për të kërkuar fitoren e cila do t’ju krijonte avantazh në luftën për kalim në finalen e madhe.

Ekipi i Pejës e ka përparësinë e terenit vendas pasi në sezonin e rregullt përfundoi i dyti e Ylli e kishte mbyllur si i treti dhe për këtë fakt luajti në çerekfinale, ku e mposhti Bashkimin 2-0 në seri të fitoreve.

Ndeshja nis nga ora 17:15 dhe transmetohet direkt në Artsport1 e Klan Kosova.

 

Komentet janë të mbyllura.