Basketboll

Sonte ndeshja e kthimit, Ylli e pret Pejën në gjysmëfinale

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet ndeshja e dytë e serisë çerekfinale mes Yllit dhe Pejës.

Të dyja ekipet takohen në Therandë për të zhvilluar ndeshjen e kthimit në ”13 Qershori” pas dramës të së shtunës ku fitoi ekipi i Yllit me përmbysje në momentet e fundit.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport1.

Ndeshjen e parë e fitoi ekipi i Yllit me vetëm 3 pikë diferencë, por që praktikisht e rrëmbeu edhe përparësinë e terrenit pasi ka fitoren e parë.

Ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe.

Të kujtojmë se dje Peja mori vendimin nga Komisioni i Garave të FBK-së, ku u dënua me 5 mijë euro gjobë dhe dy ndeshje pa shikues, si pasojë e veprimeve të këtyre të fundit nga ndeshja e parë gjysmëfinale.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.