Basketboll

Për gjysmëfinalen e dytë Ylli gjobitet me 3100 euro

Prishtinë(AsistiOnline) – Komisioni i Garave të FBK-së i ka marrë vendimet për ndeshjet e dyta gjysmëfinale të play off-it të cilat u zhvilluan dje dhe para dy ditësh.

Nga këto vendime bien në sy ato të shqiptuara për skuadrën e Yllit që ishte nikoqire e Pejës. Në total klubi therandas ka pësuar gjobë prej 3100 eurosh, shkruan AsistiOnline.com

Ylli është dënuar fillimisht me 200 euro konform nenit 50.20 i cili thotë se mos-njoftimi i paraqitjes së 5 lojtarëve të huaj 24 orë para fillimit të ndeshjes, gjobitet me 200 euro.  Ylli, është dënuar me 500 euro tjera konform nenit 51.3 i cili thotë se hedhja e gjësendeve të forta në fushë të cilat mund të shkaktojnë lëndime të lehta (si: shkrepëset, monedhat, shishet e plastikës, etj.), gjobitet me 500 euro.  Për dënimin e tretë, klubi i Yllit është dënuar konform nenit 51.4 i cili thotë se hedhja e gjësendeve të forta të cilat mund të shkaktojnë lëndime të rënda (si: pjesë metalike, ulëset, etj.), gjobitet me 700 euro. Dënimi tjetër për Yllin ka ardhur konform nenit 51.12 i cili thotë se Largimi në teshatore pas vërejtjes së parë nga gjyqtari i parë (5 minuta), gjobitet me 1000 euro. Dhe dënimi i fundit për Yllin ka ardhur konform nenit 51.14 i cili thotë se hedhja/ndezja e mjeteve piroteknike në parket apo afërsi të tij, që shkakton ndërprerje të ndeshjes (15min) që mund të vazhdohet, gjobitet me 700 euro.
___________________

Derisa pa dënime nuk kanë shpëtuar as tre lojtarët e KB Peja: Arian Qallaku, Larry Thomas dhe Jimmy Hall, si dhe trajneri, Rami Hadar.

Qallaku dhe Thomas janë dënuar me nga 100 euro konform nenit 52.1 i cili thotë se gabimi teknik i lojtarit për sjellje josportive, gjobitet me shifrën e cekur financiare.

Jimmy Hall është dënuar me 200 euro konform nenit 52.1, i cili thotë se gabimi teknik i lojtarit për sjellje josportive, gjobitet me 100 euro, por që Hall  ka marrë 2 gabime teknike dhe është përjashtuar automatikisht dhe dënim i cili llogaritet si i përsëritur andaj gjobite me dyfishin e shumës fillestare.

Derisa, trajneri i ekipit Rami Hadar është dënuar me 600 euro konform nenit 52.4 me 1 gabim teknik për sjellje dhe një gabim teknik ju referua bankës rezervë, por që i shkon trajnerit.
___________________

Komisioni i Garave të FBK-së ka gjobitur edhe KB Prishtinën për ndeshjen me Trepçën me 500 euro, konform nenit 51.13 i cili thotë se Hedhja/ndezja e mjeteve piroteknike në tribuna që vështirëson zhvillimin e ndeshjes.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.