Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Peja dhe Ylli takohen sonte në Gjakovë në ndeshjen e tretë gjysmëfinale – AsistiOnline
Basketboll

Peja dhe Ylli takohen sonte në Gjakovë në ndeshjen e tretë gjysmëfinale

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet ndeshja e tretë e serisë gjysmëfinale të play off-it në mes të Pejës dhe Yllit.

Ekipi pejan e pret në Gjakovë skuadrën therandase të Yllit, për shkak se palestra në Pejë është e zënë me aktivitete tjera sportive.

Seria momentale mes dy ekipeve është 2-0 në favorin e ekipit të Yllit, derisa me fitore eventuale kalojnë në finalen e madhe e Peja nuk ka se çka të humb andaj do të tentojë me çdo kusht ngushtimin e serisë.

Sfida fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Artsport1.

 

Komentet janë të mbyllura.