Basketboll

Finalja e madhe mes Trepçës dhe Yllit

Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjen e fundit gjysmëfinale mes Pejës dhe Yllit, mbrëmë është përcaktuar edhe finalja e madhe e play off-it të Superligës së Kosovës.

Ylli i Therandës e ka sigurur finalen e madhe pas një seri të jashtëzakonshme me Pejën, ku fitoi 3-2 me fitore.

Në anën tjetër tash e disa kohë, Trepça e ka rezervuar finalen e madhe, pas triumfit bindës në serinë ndaj Prishtinës me epilog 3-0.

Pra, Trepça – Ylli është finalja e madhe e edicionint 2023/24, e cila nis të enjtën në ”Minatori” të Mitrovicës.

Skuadra që arrin tri fitore, shpallet kampione e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.