Basketboll

ASISTI sonte me mysafir Blerim Vuniqin, analizohet play offi i basketbollit kosovar

Adhurues të basketbollit , ky edicion ka hy në fazën më të nxehtë aty ku do luftohet për titull kampioni të Prince Caffe Superligës midis Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Pas Trepçës si finalistja e parë , Golden Eagle Ylli e fitoi serinë dramatike dhe fantastike kundër kampiones aktuale, Pejës.
Pas epërsisë prej 2:0 të Yllit, pejanët luftuan dhe e barazuan serinë duke e dërguar në ndeshjen e pestë ku therandasit ishin më të mirë dhe u kualifikuan në finalen e cila do të jetë reprizë e finales 2022 kur u ndeshën Trepça dhe Golden Eagle Ylli.

Sonte në ASISTIN 580 vjen analiza komplete e ndeshjeve katër dhe pesë të serisë gjysmëfinale Peja – Golden Eagle Ylli ndërsa ato këto ndeshje fantastike do t’i diskutojmë me mysafirin special: Blerim Vuniqin, njërin prej basketbollistëve më të mirë të gjitha kohëve dhe komentatorin me dekada të këtij sporti që ne e duam.
Po ashtu, kemi edhe p[aralajmërimin special të finales dhe cilat janë parashikimet për serinë e cila starton të enjten në Minatori.

Sonte si zakonisht, vjen blloku nim dhe shumë i dashur për gjithë ne Shqiptarë në Botë dhe yjet më të forta të basketbollit në NBA n’Asist .
Krejt në fund të ASISTIT 580 vjen ajka me Top Aksionet e Javës

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 580 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.

 

Komentet janë të mbyllura.