Basketboll

Rezervistët e Trepçës realizuan shumë më shumë pikë, sesa pesëshja startuese sonte

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça sonte e fitoi ndeshjen e tretë të serisë finale për titull kampioni ndaj Golden Eagle Yllit.

Ekipi mitrovicas fitoi në shtëpi me shifrat finale 85-78.

Nga kjo ndeshje vlen të ceket se lojtarët që u inkuadruan nga banka rezervë te Trepça sonte ishin shumë më efikas, ku tre prej tyre realizuan pikë dyshifrore, shkruan AsistiOnline.com

Kevin Capers ishte më i miri me 19 pikë, Erjon Kastrati shtoi 16 sosh dhe Brandon Edwards kishte 12 pikë e nga startuesit vetëm Darnell Edge realizoi pikë dyshifrore 15 sosh.

Në total rezervistët e Trepçës sonte realizuan hiç më pak se 51 pikë e startuesit vetëm 34 pikë.

Te Ylli, banka rezervë shënoi 15 pikë.

Me një fitore eventuale të dielën në Therandë, Trepça do të shpallej kampione e Kosovës pas 12 vitesh.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.