Basketboll

RIKUJTIM SE SI ISHTE PARVJET NË FINALE

Parvjet, Trepça dhe Golden Eagle Ylli ishin takuar në finale dhe luftuan për titull kampioni. Asokohe, therandasit ishin më të suksesshëm dhe fituan serinë me rezultat të përgjithshëm 3:1 duke u shpall kampion për herë të dytë rresht.

Ta rikujtojm atë seri finale

 

FINALJA 1 (22.05.2022)

GOLDEN EAGLE YLLI – TREPÇA    63:62 (1:0)

Në finalen e parë të vitit 2022 , Trepça për plot 36 minuta kishte avantazh që shkoi deri në plus 14 por në fund dueli u shndërrua në triler dramatik të cilin e kishte fituar Ylli me rezultat minimal 63:62 me treshen e Shirkos në sekondat e fundit.

Asokohe trajneri i Godlen Eagle Yllit , Beqiragiqi kishte aplikuar mbrojtje të jashtëzakonshme në pjesën e dytë ndaj yllit të Trepçës asokohe, Rodney Purvisit i cili në pjesën e parë kishte realizuar 12 pikë por në të dytën, ishte pikërisht Mikaile Tmushiqi që ngjashëm me trajnerin Beqiragiq sot është në taborin kundërshtarë, i kishte lejuar Purvisit vetëm 2 pikë gjatë 20 minutave të dyta.

Në finalen e parë të vitit 2022, komplet pesëshja e Yllit kishte realizuar pikë dyshifrore. Qendra Harris i cili pati punë shumë të vështirë kundër gjigantëve të Trepçës, Gordonit e Eduardsit, kompletoi double double me 10 pikë e 10 kërcime sikurse edhe plejmejkeri Dajun Graf që luajti me 13 pikë e 10 kërcime ndërsa 13 pikë shënoi edhe heroi i asaj përballjeje Henrik Shirko. Erjon Kastrati ndeshjen e mbylli me 11 pikë kurse Mikaile Tmushiqi që në atë ndeshje pati punë shumë të vështirë në mbrojtje kundër Purvisit dhe e kreu për mrekulli kontribuoi me 10 pikë, 7 kërcime e 4 topa të vjedhur.

Nga ana tjetër edhe një performancë maestrale kishte pasur qendra Andreë Gordon me  dyshifror të dyfishtë prej 16 pikëve e 11 kërcimeve duke vjedhur edhe 4 topa kurse Rodney Purvis i cili nisi lojën në mënyrë fantastike me 4 treshe dhe 12 pikë në pjesën e parë, në vazhdim si pasojë e mbrojtjes së fortë të Tmushiqit, realizoi vetëm dy pikë dhe ndeshjen e mbylli me total prej 14.

 

FINALJA 2 (26.05.2022)

TREPÇA – GOLDEN EAGLE YLLI    46:60 (0:2)

Në një atmosferë fantastike në Minatori, Golden Eagle Ylli regjistroi edhe fitoren e dytë kundër Trepçës me rezultat 60:46 për të avancuar në seri finale me 2:0.

Gjëja më e bukur e asaj ndeshjeje ishin duartrokitjet e publikut mitrovicas nga fillimi deri në fund të ndeshjes kur i mirëpriten rivalet që i kishin mposhtur në ndeshjen e parë dramatike me treshen Shirkos dhe në fund të duelit përkundër disfatës së dyutë rreshtpubliku mitrovicas dhe komplet palestra Minatori i përcolli me duartrokitje.

Në atë finalen e dytë të para dy viteve , asokohe nën udhëheqjen e trajnerit Adis Beqiragiq, Ylli i lejoj mitrovicasve vetëm 46 pikë që ishte rekord i zi i pikëve të shënuara në histori të finaleve pasi përsëri kishte bllokuar çdo korridor të depërtimit të Trepçës por edhe hapësirat për gjuajtje për dy dhe tri pikë e sidomos kishte bllokuar dy arëmt kryesore të Trepçës: Purvisin dhe Hajrizin të cilët në pjesën e parë nuk kishin shënuar asnjë pikë. Për më tepër, duhet rikujtuar faktin se në 6 minutat e para të asaj loje, Trepça nuk kishte shënuar asnjë pikë të vetme.

Hero i ndeshjes te Ylli sërish ishte Dajuan Graf me 11 pikë, 8 kërcime e 7 asistime ndërsa pikë dyshifrore realizuan edhe Shirko 13 dhe Tmushiqi i cili shtoi 12

Në anën tjetër tek Trepça vetëm qendrat  Gordon dhe Eduards arritën ta mbajnë sado pak ekipin e tyre në lojë. Gordoni realizoi 15 pikë e 9 kërcime dhe Eduards luajti me 10p e 6 krc. Dështim total në atë duel ishte treshja Purvis, Collins e Hot që kishin qenë  larg performancave të zakonshme: Purvis dhe Hot realizuan vetëm nga 4 pikë kurse Collins 3, që të tre duke kaluar më shumë se 30 minuta në parket .

 

FINALJA 3 (29.05.2022)

GOLDEN EAGLE YLLI – TREPÇA    55:58 (2:1)

Radhën për t’u gëzuar në fund të trilerit në Therandë e kishte Trepça e cila fitoi ngushtë dramën e jashtëzakonshme në “13 Qershori” me rezultat 55:58 duke u kthyer nga të vdekurit për ta zbutur rezultatin në seri në 2:1.

Pa dyshim se hero i asaj ndeshjeje ishin Drilon Hajrizi dhe Amin Hot që morën mbi vete përgjegjësin për ta shpëtuar skuadrën e tyre dhe kur kishin mbetur më pak se 6 minuta lojë kurse Trepça e kishte disavantazhin më të lartë në kte takim (52:43) realizuan serinë e stuhishme dhe vendimtare prej 13:0 kurse kurse  tentimi final për treshe i Tmushiqit nuk kishte gjet cakun dhe dueli u mbyll me fitoren e mysafirëve me rezultat 58:55.

Në këtë ndeshje e cila solli shumë emocione dhe kthesa, ku rezultati u barazua 13 herë dhe epërsia ndërroi pronarin 8 herë, hero ishte Drilon Hajrizi  që luajti me 21 pikë e 9 kërcime teksa shtoi edhe 5 asistime dhe vodhi dy topa. Edhe një herë me radhë, luftë të madhe bëri Andreë Gordon që kontribuoi me double-double prej 12 pikë dhe 16 kërcime, shtatë prej tyre në sulm kurse djaloshi që po ashtu kontribuoi në rikthimin e Trepçës me ato dy treshet e tij në fund, Amin Hot e mbylli ndeshjen me 10 pikë.

Nga ana tjetër te Ylli më i miri ishte sërish Dejaun Graff me 14 pikë e 8 asistime, Tmushiqi kontribuoi me 13 pikë, prej tyre 3 treshe dhe Shirko shtoi 11 pikë

 

FINALJA 4 (03.06.2022)

TREPÇA – GOLDEN EAGLE YLLI    70:64 (1:3)

GOLDEN EAGLE YLLI MBRON TITULLIN E KAMPIONIT

Adis Beçiragiqi, trajneri që bëri revolucion në basketbollin therandas dhe atë kosovar e fitoi titullin e dytë rresht me Yllin pasi triumfoi me rezultat 70:64 në ndeshjen finalen e katërt të zhvilluar në ambient fantastik të Minatorit dhe si për rastësi,  sikurse në edicionin e vitit 2021 ndaj Pejës titullin e festoj në udhëtim. Një tjetër fakt interesant ishte se, në dyja ndeshjet vendimtare ku Ylli fitoi titujt, ata realizuan fiks nga 70 pikë.

Finalet e vitit 2022 ishin një seri e mrekullueshme qoftë për nga betejat e mëdha dhe mbrojtjet e forta, drama dhe para se gjithash ambientet fantastike. Ishin ato katër finale të jashtëzakonshme ku spektakli dhe drama nuk mungoi, mbrojtje të forta me rekord të shumë pak pikëve të realizuara dhe në tribuna tifozeri të dyja klubeve që dhuruan emocione të jashtëzakonshme që ende mbahen në mend. Me plotë kuptimin e fjalës, ajo seri finale e riktheu basketbollin në piedestalin e sporteve të vendit tonë.

Sa për të rikujtuar, rezultati në fund të 30 minutave ishte baras 51:51 dhe skuadrat ishin koncentruar të fitonin përmes tresheve ku më të sigurtë kishin qenë lojtarët e Yllit që në çastet vendimtare përmes dy trepikëshave më shumë të shënuar nga Dejuan Graff dhe asokohe therandasit Erjon Kastratit fituan duelin dhe mbrojtën titullin e kampionëve.

Te Ylli sërish më i miri ishte Dejaun Graff që luajti me dyshifror të dyfishtë prej 15 pikëve dhe 13 kërcimeve kurse më efikasi ishte Erjon Kastrati me 21 pikë.

MVP i serisë finale dhe mbrojtësi më i mirë Mikaele Tmushiqi realizoi 16 pikë, prej tyre katër treshe teksa kapiteni Morina shtoi 11 pikë.

Te  Trepça lojtari i vetëm me paraqitje pozitive ishte qendra Andreë Gordoni që kompletoi dyshifror të dyfishtë prej 17 pikëve dhe 12 kërcimeve.

 

Finalja e tretë rresht për Trepçën dhe e treta në katër vitet e fundit për Golden Eagle Yllin.

Pra, para dy viteve iste Ylli pengesë e Trepçës drejt titullit kampion nderkohe që vitin e kaluar Trepça sërish ishte në finale, kësaj here kundër Pejës me të cilën përgatitën atë serinë antologjike e cila shkoi në 5 ndeshje finale dhe ndeshja e pestë vendimtare shkoi në vazhdime ku gjithashtu ishim dëshmitar të një drame të jashtëzakonshme ku në sekondën e fundit qendra Bred Ualldou shënoi kosh për t’i fituar titullin Pejës dhe për t’ia mohuar titullin për të dytën herë rresht Trepçës e cila sivjet për herë të tretë me radhë gjendet në Finalen e Play Offit të Prince Cafe Superligës.

A do të jetë kjo e treta e vërteta për Trepçën apo Golden Eagle Ylli do të stoliset me titullin e tretë në histori dhe i treti në katër vitet e fundit, mbetet të shihet. Seria aktuale është baras 1:1

 

A do ta mbeten baras  Peja dhe Trepça me nga 15 trofe apo mitroicasit do të shpërthejnë në pozitën e dytë?

Një tjetër fakt interesant është se stolisja e Trepçës me titull kampioni sivjet, jo vetëm se do ta kthente trofeun në Minatori pas plot 12 vjetëve por njëherësh Trepça do ta kalonte rivalin e madh Pejën në listën e skuadrave më të trofeshme të basketbollit të pavarur të Kosovës nga mvetësimi në edicionin 1991/92 duke u stolis me trofeun e 16.

Aktualisht, Peja e mbanë vendin e dytë me total prej 15 trofeve: 6 tituj, 6 Kupa, 2 Superkupa dhe 1 titull kampioni të Ligës Unike kurse Trepça e ka barazuar numrin e trofeve me Pejën në 15 , pas viteve të fundit të suksesshme dhe 6 trofeve të fituar nga viti 2022 dhe aktualisht ka 4 tituj kampioni, 7 Kupa, 2 Superkupa të Kosovës, 1 Superkupë Mbarëkombëtare dhe së fundmi titullin e Ligës Unike.

Sivjet (2023/24)  Trepça tashmë ka fituar Superkupën e Kosovës , Kupën e Kosovës dhe titullin e kampionëve të Ligës Unike dhe synon që në thesarin e vet ta shtoi edhe trofeun e katërt për këtë edicion, atë më të çmueshmin që i mungon tash e 12 vjet, titullin kampion.

 

Një është e sigurt, kjo seri finale midis Trepçës e Golden Eagle Yllit është përsëri seri fantastike dhe e vërteton pse basketbolli tashmë është sporti nr.1 në vendin tonë

 

 

Komentet janë të mbyllura.