Basketboll

Bora kryen transferin e parë, zyrtarizon Rezart Mehmedin

Prishtinë(AsistiOnline) – Rezart Mehmedi ka gjetur skuadrën e re, vetëm një ditë pas mbylljes së edicionit me Golden Eagle Yllin.

Lojtari është zyrtarizuar sonte si transferi më i ri i ekipit të sapo inkuadruar në Superligën e Kosovës, Bora.

Sot kemi kënaqësinë të ju prezantojmë përforcimin e parë të ekipës sonë për sezonin e ri debutues në Superligë, Rezart Memedi.

Mehmedi që në të kaluarën ka luajtur në Itali me Aurora Jesi dhe në Maqedoni me Shkupin, në dy edicionet e fundit u paraqit në Kosovë fillimisht me Prishtinën e pastaj me Golden Eagle Yllin, është edhe pjesë e kombëtares së Maqedonisë Veriore.

Ai sivjet me Yllin nuk pati shumë minutazhë ku u paraqit me 4.8 pikë e 1.6 kërcime dhe me diku rreth 15 minuta mesatarisht për ndeshje.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.