Basketboll

Ekskluzive: Jan Palokaj drejt transferimit te Trepça?

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia aktuale e Kosovës duket qartë se ka projekt afatgjatë për suksese në basketbollin kosovar dhe jo vetëm…

Vetëm pak ditë pas shpalljes kampionë, mitrovicasit janë duke punuar për edicionin e ri në të cilin pritet të garojnë në arenën ndërkombëtare.

AsistiOnline.com ka mësuar se klubi i Trepçës ka shprehur interesim shumë serioz për Jan Palokajn i cili sivjet mbrojti ngjyrat e Yllit dhe një marrëveshje e tillë mund të ketë të ngjarë të arrihet shpejtë, pasi palët tashmë kanë vënë kontaktet e para.

Palokaj prej vitesh luan në basketbollin kosovar, derisa në Kosovë ka ardhur si kampion me ekipin e madh kroat, Zara.

Vlen të ceket se emri i Palokajt në basketbollin kosovar ishte dëgjuar pas raportimit të AsistitOnline.com me rubrikën shqiptarët në botë dhe pastaj ishte ekipi i Prishtinës që e kontaktoi dhe e transferoi në Kosovë.

Palokaj me Yllin sivjet luajtën në finale të Ligës Unike dhe play off-it të Superligës së Kosovës, derisa lojtari luajti me 11.2 pikë, 3.1 asiste e 3.9 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.