31 vjet nga vdekja e mozartit të basketbollit, shiheni dokumentarin e krijuar nga Asisti i Agon Fehmiut (VIDEO)
Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme janë bërë plot 31 vjet nga vdekja e njeriut që njihet në komunitet si mozarti i basketbollit, Drazhen Petroviq.
I lindur me 22 tetor të vitit të largët 1964 në Shibenik të Kroacisë., Petroviq vdiq në moshën 28 vjeçare në pikun e karrierës, pas një aksidenti të tmerrshëm me veturë dhe nuk mbijetoi nga plagët e marra, shkruan AsistiOnline.com
Petroviq karrierën e kishte nisur pikërisht tek klubi nga vendlindja, Shibenik, për të vazhduar më pas me CIbonën e Zagrebit e Real Madridi dhe në NBA u paraqit me Portland Trail Blazers dhe New Jersey Nets.
Emisioni i vetëm kushtuar ekskluzivisht basketbollit në trojet shqiptare, krijuar nga Agon Fehmiu, vite më parë lansoi dokumentarin e njohur ”In Memoriam – Drazhen Petroviq”.
AsistiOnline.com risjell si dhuratë për adhuruesit e basketbollit, përsëri këtë perlë basketbollistike.
Shiheni atë dhe shijojeni:
Komentet janë të mbyllura.