Basketboll

Kosova 3×3 te femrat mposhtet ngushtë në hapje të kualifikimeve

Sot në Prishtinë për herë të parë po mbahen kualifikimet e FIBA 3×3 Europe Cup.

Kosova te femrat e ka zhvilluar ndeshjen e parë dhe ka pësuar me shifrat 14-17.

Gara do të ketë nga mëngjesi i sotëm e deri në mbrëmje, përkatësisht nga ora 9:30 e mëngjesit deri në ora 22:30, derisa të dielën zhvillohet ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalet.

Kjo ngjarje e rëndësishme për basketbollin 3×3 po mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kosova te meshkujt luan rreth orës 14:00 dhe ndeshjet transmetohen edhe në kanalin zyrtarë të FIBA 3×3 në You Tube.

Komentet janë të mbyllura.