Basketboll

Azerbejgjani e fiton turneun evropian 3×3 në të dyja konkurrencat, i mbajtur në Prishtinë nga FBK

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte është mbyllur turneu dy ditor i  FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier, organizuar në Prishtinë nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Ekipet kombëtare të Azerbejgjanit në të dyja konkurrencat (meshkujt-femra) e kanë dominuar këtë turne prestigjioz duke fituar.

Të dyja ekipet azere mposhtën ekipet kombëtare të Qipros.

Femrat triumfuan para kohës me rezultat 21-12, derisa meshkujt fituan 18-20.

Në këtë turne u paraqitën edhe dy ekipet kombëtare të Kosovës, por që arritën vetëm një fitore nga të gjitha ndeshjet.

Të dyja ekipet fituese azere meshkuj dhe femra, kishin në rradhët e veta edhe nga një lojtar/e të natyralizuar.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.