Basketboll

Sonte në Asist meraklitë e basketit dhje një mysafir ekskluziv, vështirë t’ia qëlloni

Adhurues të basketbollit,

ASISTI 585 dhe i fundit për këtë edicion sjell dy tema tejet interesante me mysafirë special, Shpend Ahmetin, ish kryetarin e Prishtinës dhe Meraklitë e Basketit, Besim Xhemajlin ish komentatorin e NBA në Artmotion dhe Visar Ahmetin.

Meraklia i Basketit përndryshe inxhinier i shkencave kompjuterike, Visar Ahmeti sjell një temë shumë të rëndësishme për basketbollin tonë:  përpunimi i të dhënave statistikore i basketbollit kosovar. Mungesa e këtyre të dhënave në basketbollin kosovar e ka shtyrë Visarin të programon një program i cili do t’i hyj në punë Federatës së Basketbollit të Kosovës jo vetëm për Përfaqësuese por edhe për Superligë dhe gjitha garat tjera.

Në fundi të këtij edicioni i cili ishte vit jashtëzakonisht interesant, i bukur dhe përplot me drama basketbolli qoftë në Kosovë apo Evropë, në NBA po zhvillohen betejat vendimtare për titull  kampioni dhe këto bukuri basketbolli po i shikojmë ekskluzivisht në adresën numër një të basketbollit në vendin tonë: Artmotion.

Dallas Mavericks – Boston Celtics, dy ndeshje u zhvilluan dhe kanë mbetur minimum dy dhe maksimum 5 tjera.

Për të biseduar lidhur me këtë seri sonte në studio kemi edhe dy mysafirë special:

Shpend Ahmetin ish kryetarin e qytetit të Prishtinës dhe tifozin e flaktë të Dallasit dhe tifozin e flaktë të Boston Celtics, Besim Xhemajlin, ish komentatori NBA në Artmotion dhe njëherësh administratori i faqes Merakli t’Basketit.

Krejt në fund të ASISTIT 585 dhe të fundit pë këtë edicion, vijnë katër tregime interesante : përmbledhja nga NBA, Shqiptarët në Botë, gara kualifikuese për FIBA 3×3 Europe Cup  e organizuar në Prishtinë dhe konferenca për shtyp e FBK në prag të Kampionatit Evropian të Shteteve të Vogla për Femra që mbahet po ashtu në Prishtinë nga 25 deri më  30 Qershor.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 585 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova

Komentet janë të mbyllura.