Basketboll

Junior 06 transferon amerikanen, Sydney Coombs

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e inkuadruar në Superligën e Femrave, Junior 06 nga Prizreni e ka kryer edhe transferimin e parë të huaj.

Klubi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me amerikanen, Sydney Coombs e cila luan në pozitën e qendrës.

Coombs është e gjatë 190 centimetra dhe në katër edicionet e fundit është paraqitur me kolegjin amerikan ”University of Massachusetts”.

Junior 06 ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin edhe me dy lojtaret e reja vendore, Yllza Uka e Merisa Bilalli.

 

Komentet janë të mbyllura.