Under Header

spot_img

Trepça mëson kundërshtarët e saj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra jonë kosovare, Trepça sot ka mësuar kundërshtarët e saj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Ekipi mitrovicas në turneun kualifikues në fazën çerekfinale do të ndeshet me skuadrën e Keravnos (Qipro), ndërsa fituesi i këtij takimi luan në gjysëmfinale kundër kampionit të Çekisë, Nymburk.

Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të : Kutaisi (Gjeorgji, Levice (Sllovaki e Kalev/Cramo (Estoni).

Katër turnetë e raundit kualifikues do të zhvillohen midis 15 shtatorit dhe 22 shtatorit.

Orari i detajuar i ndeshjeve, si dhe vendi i zhvillimit, do të shpallen në korrik.

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds