Vashat e Kosovës pësojnë humbjen e dytë, mposhten nga Qipro
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A te femrat e ka pësuar edhe humbjen e dytë me rradhë në Kampionatin Evropian për Shtetet në Zhvillim i cili po mbahet pikërisht në vendin tonë.
Ato janë mposhtur nga Qipro me rezultat final 48-67.
Ekipi kosovar e nisi pak më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë 13-11, derisa Qipro u rikthye shpejtë në lojë për të fituar çerekun e dytë 13-26 dhe shkoi në pushim me epërsi dyshifrore.
Në pjesën e dytë, Qipro e vazhdoi lojën e mirë nga çereku i dytë dhe e fitoi këtë periodë 12-22, duke e thelluar diferencën e në çerekun e fundit (10-8) Qipro vetëm se e menagjoi mirë rezultatin dhe arriti fitore me meritë.
Aulona Muhadri kishte 17 pikë te Kosova sonte e Enisa Kamerolli shtoi 16 të tjera, derisa në fitoren e Qipros më të mirat ishin, Stilyana Chenaklieva me 13 pikë e Rebecca Christodoulou me 11 sosh.
Nesër Kosova takohet me Gjeorgjinë e Qipro me Maltën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.