Turqia fiton medaljen e bronztë, paraqitje pozitive e Rrezon Elezajt
Prishtinë(AsistiOnline) – Turqia është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror U17 te meshkujt.
Ekipi nikoqir i turneut e ka mposhtur në luftë për vendin e tretë skuadrën e Zelandës së Re 101-78.
Te Turqia në këtë Botëror u paraqit edhe djaloshi me prejardhje nga Kosova, Rrezon Elezaj.
17 vjeçari nga Peja bëri paraqitje tejet pozitive dhe luajti me 6.1 pikë e 3.1 kërcime për ndeshje.
Fituese e Kampionatit u shpall USA, pasi e dominoi në finale Italinë. /Telenews.al/
Komentet janë të mbyllura.