Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Pejës mbrëmë ka konfirmuar pjesëmarrjen në garën ndërkombëtare, FIBA Europe Cup.
Ish-kampionia e Kosovës do të jetë në fazën kualifikuese të kësaj gare dhe do të tentojë hyrjen në fazën grupore, pasi sezonin e kaluar kishte luajtur aty.
Shorti për sezonin e FIBA Europe Cup do të tërhiqet më 19 korrik, dhe kundërshtarët e mundshëm të KB Peja në fazën kualifikuese janë:

Spirou Basket Charleroi (Belgjikë)

Dinamo Zagreb (Kroaci)

Maroussi BC (Greqi)

Neptunas Klaipeda (Lituani)

Starlites (Malta)

CSM Constanta (Rumani)

BC Prievidza (Sllovaki)
Ndeshjet kësaj rradhe do të luhen ardhje-vajtje (shtëpi-mysafir).
