Kampioni aktual i Kosovës te femrat, Bashkimi ka filluar me prezantimin e skuadrës për edicionin e ri.
Klubi portokalli ka njoftuar se ka vazhduar kontratat me dyshen, Diedona Halitaj e Aulona Muhadri.
Jo zyrtarisht mësohet se Bashkimi pritet të vazhdojë edhe me Arbnore Përçukun.
Ditë më parë klubi prizrenas ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin kroat, Viktor Kovaq.


