Kosova U20 e demolon Moldavinë
Kosova U20 (M) ka shënuar fitore bindëse ndaj Moldavisë me rezultat 115:62 (24:14, 23:25, 15:5, 53:18).
Kosova ishte më e mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar.
Basketbollistët e rinj të Kosovës fituan çerekun e parë 24:14, derisa i dyti ishte më i baraspeshuar 23:25. Dominimi i Kosovës vazhdoi në pjesën e dytë. Periudhën e tretë e fituan 15:5, derisa në të katërtin ishin edhe më bindës 53:18, për të triumfuar në fund 115:62.
Te Kosova u dalluan Bardh Istrefi me 20 pikë e 11 kërcime, Eliot Peci me 15 pikë, Rron Dahsyla me 12, Olsi Kurtaj me 11, kurse nga dhjetë pikë shënuan Anes Gashi, Orges Shatri dhe Genc Zeqiri.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Dardanët e rinj në FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B, që po zhvillohet në Rumani, derisa ka edhe dy humbje. Ndeshjen e fundit në grupe e zhvillon nesër (e mërkurë) ndaj Ukrainës nga ora 19:30.
Komentet janë të mbyllura.