Basketboll

Ekskluzive: Vëllaznimi në biseda intenzive me Arian Qallakun

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra nga skuadrat më simpatike të basketbollit kosovar në vitet e fundit, Vëllaznimi është duke tentuar të bëjë edhe sivjet një roster rivalizues.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, gjakovarët janë në bisedime me Arian Qallakun që prej dy edicioneve paraqitet te Peja.

Qallaku ka fituar edhe titull kampioni me klubin nga vendlindja, por para dy edicioneve e sivjet vazhdimi i tij me Pejën ka mbetur pezull.

Te Vëllaznimi nuk ka pasur asnjë lëvizje zyrtare, përpos asaj që ka raportuar AsistiOnline.com ekskluzivisht se klubi ka marrëveshje me trajnerin kroat, Branimir Paviq. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.