Basketboll

Arlind Konjuhi nënshkruan me kolegjin amerikan ”Allan Hancock”

Prishtinë(AsistiOnline) – Supertalenti me prejardhje nga Kosova, Arlind Konjuhi pas përfundimit të shkollimit të mesëm, ka nënshkruajtur me kolegj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Basketbollisti i Përfaqësueseseve të reja të Kosovës ka nënshkruajtur me kolegjin amerikan nga California ”Allan Hancock” i cili njihet për punën e madhe me lojtarët e rinj si rasti i Arlindit dhe zhvillimin e tyre e forcimin për top kolegjet amerikane.

Në maj të këtij viti nga ky kolegj, lojtari i tyre Noah Haaland është transferuar tek njëri prej kolegjeve më me nam në SHBA, Gonzaga. Derisa në historinë e këtij kolegji, 4 lojtarë të tyre kanë arritur të luajnë në NBA: Mike Bratz, Gus Johnson, Mark Landsberger, John Rudometkin.

Arlindi sivjet e mbylli kapitullin me shkollën e mesme, aty ku shkëlqeu me 24.5 pikë, 3 asiste, 3.5 kërcime e 2.8 vjedhje topash dhe zgjodhi këtë kolegj, derisa nuk i munguan edhe oferta të tjera por që kjo ishte zgjidhja e tij. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.