Basketboll

SHBA-ja e dërrmon edhe Puerto Ricon, mbyll fazën e grupeve si lidere

Prishtinë(AsistiOnline) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbyllur fazën grupore në Olimpiadën e Parisit me bilanc 100%.

Ekipi amerikan ka triumfuar sot ndaj Puerto Ricos me rezultat 83-104, duke arritur fitoren pa ndonjë telashe.

Anthony Edwards ka qenë më i dalluari te amerikanët sot me 26 pikë, gjersa u ndihmua edhe nga Joel Embiid me 15 pikë e Kevin Durant me 11 sosh.

Te Puerto Rico, Jose Alvarado kishte 18 pikë dhe Ismael Romero shtoi 12 sosh.

Nesër pritet të dihen çiftet çerekfinale të Olimpiadës. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.