Prishtinë(AsistiOnline) – Franca është skuadra e parë finaliste e Olimpiadës për vitin 2024 që po mbahet në Francë.
Nikoqiri i këtyre lojërave e ka mposhtur Gjermaninë e cila ishte favorite në letër, por ja që në ditët e sotme nuk ka favorit dhe ai që angazhohet dhe nuk dorëzohet edhe fiton, sikur që bëri sot Franca me shifrat e përgjithshme 73-69.
Edhe sot te Franca më i dalluari ishte lojtari i Real Madridit, Guerschon Yabusele me 17 pikë, derisa u ndihmua nga Isaia Cordinier me 16 pikë dhe dy qendrat Victor Wembanyama me 11 e e Mathias Lessort me 10 sosh.
Te Gjermania s’mjaftuan për fitore, Dennis Schroder me 18 pikë e as Franz Wagner me 10 sosh.
Me këtë fitore, Franca bëhet finalisti i parë i Lojërave Olimpike, atje ku e pret fituesin e sfidës, USA-Serbi, derisa Gjermania luan për medaljen e bronztë. /AsistiOnline.com/


