Under Header

spot_img

Peja 03 arrin marrëveshje qendrën e dalluar ukrainase nga Cluj Napoca

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Deri tani ka pasur pak lëvizje në afatin kalimtar të verës në basketbollin kosovar femëror.

Mirëpo ekipet si Bashkimi, Junior 06 dhe Peja 03, kanë prezantuar disa risi e kjo e fundit gjatë kësaj jave ka realizuar një transferim tejet të bujshëm, ka mësuar kështu AsistiOnline.com

Ekipi pejan ka arritur marrëveshje me qendrën ukrainase, Veronika Liubinets e gjatë plot 192 centimetra dhe e cila luan në pozitën e qendrës.

Lojtarja ukrainase pritet të vije tek Peja 03, pas karrierës së bërë në edicionin e kaluar me Cluj Napocën në Rumani, me të cilin ekip përpos ligës vendore luajti edhe në EuroCup. Liubinets te Cluji kishte mesatare prej 12.1 pikëve e 7.7 kërcime për ndeshje.

25 vjeçarja në të kaluarën ka luajtur edhe në Hungari, Poloni e Ukrainë, derisa paraqitet edhe me Kombëtaren e kësaj të fundit.

Peja 03 edhe sivjet pritet të krijojë një skuadër me synime për pozitat e para në tabelë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme