Under Header

spot_img

USA i jep shancin deri në fund Serbisë, pastaj e mposht dhe arrin finalen e madhe

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë finalisti i dytë i Olimpiadës 2024 e cila po mbahet në shtetin e Francës.

Amerikanët kanë fituar në gjysmëfinale ndaj Serbisë me rezultat 95-91 edhe pse pothuajse tërë minutazhën e ndeshjes ishin duke humbur ku asgjë nuk ju shkonte për dore, megjithatë amerikanët si amerikanët, a ka që i mposht? së paku jo këtë skuadër të super-yjeve.

Stephen Curry ishte i pabesueshëm sonte në rradhët e amerikanëve me plot 36 pikë, prej tyre 9 treshe nga 14 tentime, me Joel Embiid që kishte 19 pikë dhe king LeBron James që shtoi 16 pikë.

Te Serbia, Bogdan Bogdanoviq kishte 20 pikë e Nikola Jokiq shtoi 17 të tjera.

Kjo fitore i siguron SHBA-ve finalen e madhe të Olimpiadës aty ku takohen me Francën e Serbia luan për medaljen e bronztë kundër Gjermanisë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme