Eurosig forcon mbështetjen financiare për Trepçën
Kompania e sigurimeve, Eurosig ka rritur mbështetjen financiare për klubin e Trepça, duke shfaqur përkushtimin e saj ndaj sportit vendor.
Kjo ndihmë e shtuar vjen në një moment të rëndësishëm për Trepçën, ndërsa klubi sivjet luan në Ligën e Kampionëve dhe synon të forcojë pozitën e saj në ligë dhe të arrijë rezultate të larta në sezonin e ri.
Vazhdimin e bashkëpunimit dhe nënshkrimin e kontratës së re mes Eurosig dhe Trepçës e kanë nënshkruar sot pronari i kompanisë, Kadri Morinaj dhe kryetari i Trepçës, Vullnet Sefaja.
Mbështetja e Eurosig pritet të ketë një ndikim të madh në zhvillimin e ekipit mitrovicas pasi bëhet fjalë për shifër të madhe financiare të përkrahjes, andaj kjo do krijojë kushte edhe më të mira për lojtarët dhe stafin në sfidat e tyre të reja.
Komentet janë të mbyllura.