Basketboll

Arbër Sinani transferim tjetër vendor te Vëllaznimi

Vëllaznimi e ka prezantuar sot basketbollistin e rradhës vendor për edicionin e ri.

Aloja prishtinase Arbër Sinani është zyrtarizuar sot si lojtar i ekipit gjakovar.

”Të dashur tifozë, me kënaqësi ju njoftojmë për rikthimin e Arbër Sinanit në skuadrën tonë për edicionin e ri!. Arbëri ka bërë përvojë të konsiderueshme në parket dhe sigurisht që kjo do jetë forcë shtesë për të dhe ne, që së bashku ti kalojmë sfidat që kemi përpara”, shkruan njoftimi i klubit gjakovar.
Sinani sezonin e kaluar ishte pjesë e Proton Cable Prizrenit, derisa ka luajtur edhe me Feronikelin, për të vazhduar me Prishtinën, Vëllaznimin.

 

Komentet janë të mbyllura.