Të enjtën hidhet shorti për Superligën e Kosovës
Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar sot se të enjten (5 shtator) nga ora 11:00 do të hidhet shorti për edicionin e ri në Superliga Meshkujt.
Në njoftim thuhet se shorti do të hidhet në prani të përfaqësuesve të klubeve të elitës dhe do të transmetohet në faqen zyrtare të FBK-së në Facebook.
Ky edicion pritet të jetë edhe më interesant, duke marrë parasysh përforcimet e skuadrave të elitës.
Edicioni i ri fillon më 14 shtator, kurse për herë të parë, ndeshjet finale të “Play-off”-it, do të zhvillohen me katër fitore, ku pritet garë shumë e ‘nxehtë’ për titullin e kampionit.
Kampione në fuqi është Trepça.
Komentet janë të mbyllura.