Basketboll

Përforcimi i ri i Prishtinës në dy edicionet e fundit ka ndërruar gjashtë skuadra

Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina e ka prezantuar sot në rradhët e veta lojtarin e ri, Josh Nzeakor.

Për këtë basketbollist është i rëndësishëm fakti se në dy edicionet e fundit ai ka ndërruar plot 6 ekipe, që mund të jetë rekord për një basketbollist që vjen në Kosovë.

27 vjeçari që e ka nisur karrierën profesionale në Bundesliga 2 të Gjermanisë me PS Karlsruhe LIONS, aty ku ka luajtur për një edicion (2019/20) në 9 ndeshje e më pas në sezonin 2020/21 u transferua në Argjentinë tek ”Atenas Cordoba” ku luajti 19 ndeshje, në sezonin 2021/22, ai u kthye në SHBA për tu paraqitur me ”Memphis Hustle” për vetëm 1 ndeshje, ku më pas në po të njejtin edicion u transferua në Afrikë, ku zhvilloi vetëm 4 ndeshje.

Për çudi të lojtarit janë dy edicionet e fundit, ku ka ndërruar plotë 8 herë ekipet e në 2 prej tyre është rikthyer për herë të dytë, që i bie se ka luajtur për 6 ekipe.

Sezonin 2022/23, Nzeakor e kishte nisur në Meksikë me Correcaminos, ku luajti 10 ndeshje, e në po të njejtin edicion luajti edhe në NBA G League me ekipet si Texas Legends (25 ndeshje), Birmingham Squadron (15 ndeshje) dhe në Francë me Quimper (5 ndeshje).

Në edicionin e fundit ai u rikthye tek Texas Legends, ku zhvilloi 8 ndeshje, në po të njejtin edicion luajti edhe tek ekipet Santa Cruz Warriors (3 ndeshje), Westchester Knicks (1 ndeshje) dhe skuadra e fundit, Birmingham Squadron në NBA G League ku në 15 ndeshje, kishte 3.7 pikë.

Mbetet të shihet se si do të adaptohet në ekipin e Prishtinës ky lojtar. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.