Basketboll

FBK-ja ashpërson kriteret për ekipet që ndryshojnë shumë lojtarë të huaj

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur të ashpërsojë kriteret për klubet që ndërrimin shpesh lojtarë të huaj.

Sipas vendimit të ri të cilin e ka siguruar AsistiOnline.com, licencimi për lojtarët e huaj do të ketë tarifa të reja, duke përfshirë një rritje të ndjeshme për ata që regjistrojnë mbi 7 lojtarë.

Skema e re e tarifave është si vijon:
– Lojtari 1 deri në 7: 500.00€
– Lojtari 8 dhe 9: 2,500.00€
– Lojtari 10: 5,000.00€
– Lojtari 11 e tutje: 10,000.00€

Ky vendim synon të stabilizojë ekipet dhe të kufizojë ndryshimet e shpeshta të lojtarëve nga jashtë.

FBK beson se kjo masë do të inkurajojë klubet që të investojnë më shumë në zhvillimin e lojtarëve vendorë, duke krijuar një bazë më të fortë dhe më të qëndrueshme për basketbollin kosovar. Si do të reagojnë klubet ndaj kësaj rritje të ndjeshme të tarifave, mbetet të shihet në sezonin i cili fillon në pak ditë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.