Basketboll

Këto janë ndryshimet kryesore të FBK-së në rregulloren për edicionin e ri

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës e ka rifreskuar rregulloren e saj të garave për stinorin 2024/25.

Në propozicionet e garave janë bërë disa ndryshime të rëndësishme të cilat prekin ekipet seniore, shkruan AsistiOnline.com

Disa nga ndryshimet kryesore janë:

Komisioni për ajo për nominimin e personave zyrtarë të ndeshjeve: Organi i cili bën nominimin e personave zyrtarë për të gjitha ndeshjet e kategorive seniore. Ky Komision themelohet nga Bordi i FBK-së dhe përbëhet nga tre anëtarë (Komesari i Garave në FBK dhe dy anëtarë të tjerë), të cilët emërohen para fillimit të çdo edicioni”.

Finalja e Play-offit me katër fitore: Kampion i Superligës shpallet ekipi që i pari arrin katër (4) fitore. Finalja e play offit zhvillohet sipas formatit vajtje – ardhje. Përparësinë e terrenit vendës e ka ekipi që ka qenë më mirë i ranguar në edicionin e rregullt dhe luan si vendas në ndeshjet 1, 3 dhe 5 dhe ndeshjen eventuale 7. 

Coach’s Challenge: Coach’s challenge/Sfida e Trajnerit do të aplikohet derisa kjo të humbet nga trajneri, ndërkaq në dy minutat e fundit të ndeshjes trajnerët kanë edhe një bonus challenge. 

1 lojtar vendor të lindur në vitin 2004, 2005 ose më të rinj: Nga dy (2) lojtarë (edicioni i kaluar), këtë edicioni çdo ekip duhet të ketë në
përbërje një (1) lojtar vendorë (homegrown; nuk përfshin lojtarët e natyralizuar)
të lindur në vitin 2004-2005 ose më të rinj. 

Paraqitja e 5 lojtarëve të huaj 12h para ndeshjes: 5 lojtarët e huaj duhet njoftuar më së largu 12h para fillimit të ndeshjes. Dënimi aplikohet edhe nëse ndryshohet lista e pesë lojtarëve jashtë këtij afati (50.20).

Ndryshimet në shpenzimet për LOC (Superliga Meshkujt): 

Lojtari 1-7: 500.00€
Lojtari 8 dhe 9: 2,500.00€
Lojtari 10: 5,000.00€
Lojtari 11 e tutje: 10,000.00€

Vetëm 2 lojtarë të huaj tek afati i fundit për regjistrim (72 orë para fillimit të xhiros së XXII): Afati i fundit për regjistrimin e lojtarëve të huaj për ekipet e Superligës Meshkujt është 72 orë para fillimit të xhiros së XXII të Superligës (para fillimit të pjesës së katërt), ndërsa për ekipet e Superligës Femrat është 72 orë para fillimit të xhiros së XVI (para fillimit të pjesës së katërt) të kampionatit. Secili ekip ka të drejtë të regjistrojë vetëm dy lojtarë të huaj brenda këtij afati dhe sipas kësaj alineje. 

Dënimet për sjelljes të shikuesve gjatë Superkupës dhe Kupës së Kosovës: Në ndeshjet e Superkupës dhe Kupës së Kosovës dënimet i bart klubi tifozët e të cilit kanë kryer shkeljet.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.