Basketboll

Sonte luhet finalja e madhe e Superkupës

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme zhvillohet finalja e madhe e Superkupës së Kosovës te meshkujt.

Prishtina dhe Trepça takohen në palestrën sportive ”Sezai Surroi” në Prizren, për të kërkuar fitimin e trofeut të parë të sezonit në basketbollin kosovar.

Dihet se të dyja ekipet arritën nga dy fitore në këtë eveniment katër ditor, ku Prishtina e mposhti Vëllaznimin dhe Pejën e Trepça triumfoi ndaj Borës dhe Yllit.

Në 12 ndeshjet e fundit mes këtyre dy ekipeve, Trepça ka po aq fitore ndaj Prishtinës.

Ndeshja nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt nga KSport.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.