Basketboll

Vëllaznimi triumfon në start të stinorit ndaj Pejës

Superliga e Kosovës është hapur sot me ndeshjen ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës. Fitore shënoi skuadra kuqezi me rezultat 73:65 (13:17, 31:20, 15:13, 14:15).

Ndeshjen më mirë e nisën verdhezinjtë, duke pasur gjashtë pikë epërsi 9:16, derisa kuqezinjtë ngushtuan paksa shifrat, ku çereku i parë përfundon 13:17. Vendasit vazhduan me lojë të mirë dhe në periudhën e dytë bën përmbysjen, për të shkuar në pushim me rezultat 44:37, derisa epërsia më e lartë ishte 44:33.

Skuadra e Vëllaznimit ngriti epërsinë në 54:42 në çerekun e tretë, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 59:50. Por, drama nuk kishte përfunduar. Peja ngushtoi shifrat minimalisht në 61:60. Megjithatë, në momentet e fundit dhe vendimtare, vendasit ishin më të vëmendshëm dhe shënuan fitoren e parë në këtë kampionat.

Më i miri te vendasit ishte Jason Jitoboh me 13 pikë e 13 kërcime, kurse Shizz Alston e ndihmoi me 28 pikë, derisa Shahade Wells ishte më i miri te mysafirët me 18 pikë e gjashtë kërcime.

Komentet janë të mbyllura.