Basketboll

P.C Prizreni e mposht Prishtinën goxha thellë

Proton Cable Prizreni e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Prizrenasit fituan ndaj Sigal Prishtinës 100:88 (29:17, 27:20, 24:19, 20:32), në javën e parë të ProCredit Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 14:6 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 29:17. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, për të thelluar edhe më shumë epërsinë dhe shkuan në pushim me rezultat 56:37.

Bardhekaltrit nuk u këndellën as në periodën e tretë, ku vendasit shtuan edhe më shumë epërsinë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 80:56. Në dhjetë minutat e fundit, përkundër tentimeve të prishtinasve, nuk kishte ndryshim të madh dhe Proton Cable Prizreni triumfoi 100:88.

Më i miri te vendasit ishte Urim Zenelaj me 15 pikë e 14 kërcime, kurse Jawachi Nzeakor më i miri te mysafirët me 29 pikë e shtatë kërcime.

Komentet janë të mbyllura.